Skip to content

Gaz Bardhi: Super shpenzimet e nesërme për hallin e Berishës, mirë do ishte të shkonin për të varfërit

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për Kuvendin e nesërm, të thirrur nga Sali Berisha.

“Kush nervozohet nga faktet i frikesohet te vertetes se hidhur qe ne e kemi deklaruar per jave me radhe.

Nuk ka kuvend ne 11 dhjetor, nuk ka dhe nuk do te kete perdorim te demokrateve per interesa personale te askujt, perfshire dhe Sali Berishen.

Super shpenzimet per foltoren e neserme ne Air Hajnia do te ishte mire te kishin shkuar ne ndihme te te varferve.

Por meqe skena eshte gati, ndoshta nje koncert do te mund te ngushellonte Sali Berishen per hallet qe e kane zene.

Demokratet e kane te qarte qe kuvendi i tyre do te jete ne 18 dhjetor dhe vetem aty do te kete ide, mendime apo dhe debate.

Revolucionet per te cilat flasin ish sekretaret e partise se punes i perkasin nje kohe te shkuar ose nje ideologjie qe nuk ka asnje lidhje me PD dhe qellimin per te cilin ajo u krijuar 31 vite me pare”, shprehet Bardhi.