Gazment Bardhi ka reaguar me tallje pasi ‘Rithemelimi’ deklaroi se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese aferën e Portit të ri Durrësit.

 

 

Përmes një reagimi në Twitter, Bardhi shprehet se i vjen keq për deputetët që nënshkruajnë një idjotësi politike, e cila sipas tij nuk qëndron.

 

 

“Boll u tallët  me shqiptarët” –shkruan ai.

 

 

 

“Pyetje për studentët e vitit të parë të drejtësisë: Pajtueshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese, para apo pas ratifikimit? 

 

Keqardhje për çdo deputet që nënshkruan idiotësi juridike dhe tallet me shqiptarët, se gjoja ka goditur aferën e Portit të Durrësit, ku në fakt ka goditur një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti, që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues!

 

Bëni opozitë reale, boll u tallët me shqiptarët. Afera e Portit të Durrësit do të dërgohet padyshim në Gjykatën Kushtetuese sapo të miratohet me forcën e kartonit nga noterët e Qeverisë në Parlament”, thuhet në postimin e Bardhit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re