Duket se gara brenda Partisë Demokratike i ka kapërcyer kufijtë e farsës.

Edhe pse nuk ka ndonjë surprizë, së fundmi Gazmend Bardhi ka deklaruar publikisht përkrahjen e tij.

Ai është zyrtari më i lartë në PD pas Lulzim Bashës që ka thyer rregullin e pashkruar duke dalë hapur në mbështetje të një prej kandidatëve për kreun e PD-së.

Bardhi është numri dy i partisë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, dhe ka paracaktuar jo pak vijën që duhet të ndjekin ata që e mbështesin në garën për kryetar.

“Nga kjo garë do të dalim më të vendosur për të luftuar me gjithë forcën që kemi deri në largimin e regjimit Rama-Doshi.

Për demokracinë, për Shqipërinë dhe për shqiptarët…”, shkruan Bardhi në Facebook duke ndarë edhe njoftimet e Lulzim Bashës në Elbasan.

Teksa demokratët i kanë kërkuar llogari ai thotë se kandidatët e tjerë kanë pranuar humbjen në zgjedhje.

“nese do të ketë ndonjë mesazh për të cilin unë do të kem të njëjtin mendim do ta publikoj patjeter!
Mesazhin që Edi Rama ka fituar zgjedhjet (që për fat të keq është e vetmja alternativ që po dëgjoj nga tre kolegët e tjerë në këtë garë) nuk e publikoj dot sepse unë kam tjetër mendim dhe jam dëshmitarë, bashkë me mijëra demokratë të qarkut Elbasan, që në 25 Prill nuk ka ndodhur kjo!
Të përshëndes ✌“, justifikohet ai. 

Bardhi është i vetmi zyrtar që e ka bërë këtë gjë hapur, ndërsa të tjerët kanë punuar në heshtje për fitoren e Bashës, pavarësisht qëndrimeve tek- tuk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re