Gazment Bardhi ka reaguar pas takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama në Fier, ku ky i fundit e cilësoi demokratin si “gazi i botës”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se “gaz i botës bëhesh kur mashtron, kur vjedh”, ndërsa shton se njerëzit punëtorë dhe të ndershëm të qarkut të Fierit do t’i përgjigjen kryeministrit.

Ai u shpreh se Rama sipas tij nuk ka mbajtur asnjë premtim nga ato që ka bërë fushatën e kaluar.

Bardhi thotë se  PS “të vetmen risi në këto zgjedhje ka zëvendësimin e socialistit Gramoz Ruçi me të korruptuarën, arroganten, kandidate për burg, Belinda Balluku!”

“Apeli im për qarkun e Fierit: Votoni pa frikë njerëz! Votoni pa frikën e Edi Ramës!”, shkruan ai.

LEXO EDHE: “Këneta solli këtu Gazin e botës” – Rama ironizon Bardhin në Fier: Nuk mund të bëhet Shqipëria, duke shkuar pas një plaku të rrjedhur

Reagimi i Gazment Bardhit:

Besoj se njerëzit punëtorë dhe të ndershëm të qarkut të Fierit do t’i përgjigjeni Edi Ramës njësoj si unë:  Gaz i botës bëhesh kur mashtron, kur vjedh. Respekti nuk vendoset me frikë dhe me dhunë.

Sa herë ka zgjedhje, Edi Rama premtimet i bën të mëdha, por punët i ka ZERO. S’ka mbajtur asnjë premtim nga fushata e kaluar. ZERO!

Tallet me socialistët e qarkut Fier, tallet me rininë, tallet me gratë, tallet me pensionistët, tallet me fermerët! Edhe sot, bëri të njëjtën gjë nga Fieri!

Një kryeministër i dështuar, që shkon nga mashtrimi në mashtrim dhe të vetmen risi në këto zgjedhje ka zëvendësimin e socialistit Gramoz Ruçi me të korruptuarën, arroganten, kandidate për burg, Belinda Balluku!

Apeli im për qarkun e Fierit: Votoni pa frikë njerëz! Votoni pa frikën e Edi Ramës!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko