Skip to content

Gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu: Kam urdhëruar hetim!

albana

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu në një dalje për mediat deklaroi se ka urdhëruar Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për të nisur hetimet lidhur me përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar në protestat e Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së saj Koçiu tha se hetimet po vijojnë.

“Këtë shqetësim e kam ndjekur kam urdhëruar të kryet një hetim nga policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Hetimet po vazhdojnë do të dalim në konkluzion. Nëse është i dëmshëm ose jo, këtë nuk di të ta them”, tha Koçiu.