Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur në një sulm ajror izraelit në një shkollë të drejtuar nga OKB-ja në veri të Rripit të Gazës sot në mbrëmje, tha grupi palestinez Hamas.

Sulmi kishte në shënjestër shkollën Abu Hussein të sponsorizuar nga UNRWA-ja në kampin e refugjatëve Jabalia, tha Hamasi në një deklaratë.

Agjencia zyrtare e lajmeve Wafa tha më herët se të paktën 27 persona u vranë dhe 93 të tjerë u plagosën në shkollën ku banonin shumë banorë të Gazës.

Sulmi erdhi disa orë përpara se të fillojë një pauzë humanitare midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale të premten.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re