Të paktën 50 palestinezë janë vrarë në sulmet që avionët luftarakë izraelitë kanë kryer ndaj lagjes Sabra në qendër të Rripit të Gazës.

Siç raporton Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme intensive ndaj lagjes Sabra. Avionët luftarakë në sulmet e tyre shënjestruan edhe xhaminë në lagje.

Bëhet e ditur se në sulmet e Izraelit janë vrarë 50 palestinezë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Njoftohet se 3 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi avionët luftarakë izraelitë vendosën në objektivin e tyre shkollën Malajziane në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Shënjestrimi i kullave të komunikimit të Palestinës në qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës nga avionët luftarakë izraelitë ka shkaktuar vdekjen e një fëmije dhe plagosjen e shumë njerëzve të tjerë.

Thuhet se 9 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur për shkak se ushtria izraelite shënjestroi një pikë karburanti ku ishin strehuar palestinezët e zhvendosur nga pjesët qendrore të Gazës.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re