Ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, mbajti një fjalim emocional në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke shpërthyer në lot ndërsa përshkruante vuajtjet “e padurueshme” të fëmijëve palestinezë në mes të luftës në Gaza.

Mansour përmendi rastin e dr. Alaa al-Najjar, një mjeke palestineze e cila humbi nëntë nga dhjetë fëmijët e saj pasi ata mbërritën në spitalin ku ajo punonte, tashmë të vdekur dhe me djegie. Mansour tha se më shumë se 1,300 fëmijë palestinezë janë vrarë dhe rreth 4,000 të plagosur që kur Izraeli rifilloi operacionet ushtarake në Gaza pas prishjes së një armëpushimi në mars.

Mansour goditi grushtin në tavolinë dhe shpërtheu në lot, duke i dhënë fund fjalimit të tij.

Është një pamje që shpërfaq më së miri atë që po ndodh në Gaza, lexuar në lotët e një burri. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko