Ihab Ayyad, një i ri i krishterë që jeton në Gaza, shpërndan ujë dhe hurma për kalimtarët agjërues në rrugët e qytetit në kohën e iftarit.

Kjo skenë, në të cilën një i ri i krishterë u shpërndan ujë dhe hurma muslimanëve që ishin duke agjëruar dhe nuk arritën në shtëpitë e tyre në kohën e akshamit, përsëritet në rrugë të ndryshme të Gazës çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit. Ayyad e ka bërë këtë për pesë vjet rradhazi.

Duke folur për Anadolu, 29-vjeçari Ayyad tha se kjo pasqyron situatën e tolerancës dhe bashkëjetesës mes të krishterëve dhe muslimanëve në Gaza.

“Unë filloj shpërndarjen për kalimtarët, veçanërisht në vendet veriore dhe jugore larg Gazës, para namazit të akshamit për ta përfunduar agjërimin e tyre. Unë u shpërndaj muslimanëve ujë dhe hurma sipas buxhetit tim”, tha Ayyad.

Duke thënë se këto veprime të thjeshta do të forcojnë frymën e vëllazërisë dhe dashurisë, si dhe lidhjen mes muslimanëve dhe të krishterëve, Ayyad theksoi: “Ne ndiejmë lodhjen dhe vështirësinë e një dite të gjatë agjërimi. Këto nisma konfirmojnë gjithashtu forcën e komunitetit që takohet me sfidat e përbashkëta”.

Ayyad ka deklaruar se për shkak se aktualisht është i papunë, me paratë e fituara gjatë festave të krishtera ka blerë ujë dhe hurma dhe se për këtë ka ndarë buxhet të veçantë kur ka pasur punë në vitet e kaluara.

“Pjesë e kulturës së të jetuarit së bashku”

Duke theksuar se muslimanët zakonisht blejnë llamba vaji për të dekoruar shtëpitë e tyre për të ndarë gëzimin e tyre gjatë Ramazanit, Ayyad tha: “Kjo është pjesë e kulturës së të jetuarit së bashku. Ashtu siç ata ndajnë gëzimin tonë të festës dhe na urojnë, ne bëjmë të njëjtën gjë”.

Ayyad tha se të krishterët në shoqërinë palestineze nuk ndiejnë diskriminim, përkundrazi, qëllimi dhe vuajtja e tyre janë të përbashkëta.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re