Dhjetra bujq në rajonin Esh-Shevke pranë qytetit Refah të Gazës kanë mbjellur tokat e tyre pas 12 vitesh me mbështetje nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), raporton AA.
Bujqit e kishin të pamundur të mbjellnin arat e tyre për shkak se qeveria izraelite e kishte shpallur si zonë tampon një brendësi prej 300 metrash nga kufiri verior dhe lindor i Gazës.
Në mbjellje mori pjesë edhe delegati i ICRC-së, Guislain Defurne, ndërkohë që zëdhënësi i komitetit, Suhejr Zakkut, tha për AA se me projektin e filluar në vitin 2015, janë synuar gjashtë zona të rripit kufitar të Gazës.
Zakkut tha se projekti është realizuar në koordinim me autoritetet e Gazës dhe ato në Izrael si dhe me komitetet e bujqve palestinezë. Ai shtoi se në toka është mbjellë grurë dhe se do të mundësohet që bujqit t’i korrin frutat e tyre në mënyrë dinjitoze.
Zakkut po ashtu u shpreh se rajonet Shevke dhe El-Fuhari janë shtuar këtë vit në mesin e zonave të synuara në kuadër të projektit dhe se në këtë mënyrë, projekti është zgjeruar në atë mënyrë që do të përfshijë 55 për qind të tokave aktive.
– Izraeli pengon aktivitetet bujqësore të palestinezëve
Sipas Zakkut, mbjellja është bërë në distancë prej 100 metrash nga telat që ndajnë Izraelin nga Gaza.
“Po të mos ishte Kryqi i Kuq, po të mos ishte siguria që krijoi kjo organizatë në anën palestineze dhe izraelite, bujqit nuk do të mund të hynin në tokat e tyre”, theksoi ai.
Duke rikujtuar se shtatë nga dhjetë familje në Gaza e vazhdojnë jetën me ndihma humanitare, Zakkut tha se ndihet i kënaqur që pas 12 vitesh i sheh bujqit në tokat e tyre.
Ndërkohë, Enver ed-Debbari (62), një nga bujqit që mbolli tokën e tij, tha se ndihet i lumtur që i është rikthyer tokës së tij.
“Më parë këtu kutlivonin rrush, fiq dhe bajame, po luftërat e hapura nga Izraeli, bastisjet dhe shënjestrimi i secilit që i afrohej kufirit pamundësoi që ne të kujdesemi për këto toka dhe rrjedhimisht ato të shndërrohen në djerrina. Ndërkaq, sot ndodhemi sërish këtu për të mbjellë grurë”, tha Debbari.
Ai shtoi Kryqi i Kuq i ka furnizuar me fara gruri dhe se i kanë ndihmuar edhe në procesin e mbjelljes.
window.___gcfg = {lang: ‘en-US’};
(function(w, d, s) {
function go(){
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0], load = function(url, id) {
if (d.getElementById(id)) {return;}
js = d.createElement(s); js.src = url; js.id = id;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
};
load(‘//connect.facebook.net/en/all.js#xfbml=1’, ‘fbjssdk’ );
load(‘https://apis.google.com/js/plusone.js’, ‘gplus1js’);
load(‘//platform.twitter.com/widgets.js’, ‘tweetjs’ );
}
if (w.addEventListener) { w.addEventListener(“load”, go, false); }
else if (w.attachEvent) { w.attachEvent(“onload”,go); }
}(window, document, ‘script’));
window.___gcfg = {lang: ‘en-US’};
(function(w, d, s) {
function go(){
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0], load = function(url, id) {
if (d.getElementById(id)) {return;}
js = d.createElement(s); js.src = url; js.id = id;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
};
load(‘//connect.facebook.net/en/all.js#xfbml=1’, ‘fbjssdk’ );
load(‘https://apis.google.com/js/plusone.js’, ‘gplus1js’);
load(‘//platform.twitter.com/widgets.js’, ‘tweetjs’ );
}
if (w.addEventListener) { w.addEventListener(“load”, go, false); }
else if (w.attachEvent) { w.attachEvent(“onload”,go); }
}(window, document, ‘script’));


