Skip to content

Gaza rindizet sërish

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gaza është rindezur sërish nga sulmet e ashpra izraelite. Në shënjestër ishte Teysir al-Jaberi, një nga figurat kryesore të një lëvizjeje palestineze, i cili ishte mes tre viktimave të tjerë, mes tyre dhe një fëmijë i mitur.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës tha në një deklaratë se katër palestinezë, duke përfshirë një fëmijë pesëvjeçar, u vranë dhe 19 persona u plagosën në sulmet izraelite në Gaza.

Ushtria izraelite njoftoi më herët sot se kishte goditur disa objektiva në Rripin e Gazës të bllokuar. Në deklaratën e zëdhënësit të ushtrisë izraelite, thuhet se “në kuadër të operacionit të quajtur ‘Agimi’, ushtria ka vënë në shënjestër Gazën për shkak të kërcënimeve të caktuara”.

 Në rrjetet sociale u shfaqën foto që tregojnë një re tymi mbi Gaza.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë