Dhjetëra palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite që shkatërruan 12 shtëpi mbrëmë vonë në pjesën veriore të Gazës.

Televizioni zyrtar palestinez raportoi në Telegram se “dhjetëra dëshmorë janë gjetur dhe 12 shtëpi janë shkatërruar plotësisht nga sulmet ajrore izraelite në zonën e Klubit të Shërbimeve Jabalia”.

Në raportim thuhet se “deri në këtë moment janë gjetur 31 dëshmorë”.

Imazhet e shpërndara në Telegram nga transmetuesi pretendojnë të tregojnë pasojat e sulmeve izraelite, me viktima dhe lëndime në një zonë banimi brenda Klubit të Shërbimeve Jabalia.

Prej më shumë se një muaji, ushtria izraelite ka sulmuar të gjitha pjesët e Rripit të Gazës, ndërsa operacioni i saj tokësor është fokusuar në izolimin e pjesës veriore dhe vendosjen e një pranie të madhe ushtarake.

Izraeli ka kryer sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, duke përfshirë sulme ndaj spitaleve, rezidencave dhe vendeve të adhurimit, që kur grupi palestinez i rezistencës, Hamas, nisi një sulm ndërkufitar më 7 tetor.

Që atëherë, sipas të dhënave të publikuara dje nga Qyra për Media e qeverisë në Gaza, numri i të vrarëve nga sulmet e vazhdueshme izraelite ka tejkaluar 11.100 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 8 mijë fëmijë dhe gra.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re