Autoritetet lokale në Rripin e Gazës kanë njoftuar se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet vdekjeprurëse izraelite në enklavë ka tejkaluar 15 mijë, duke përjashtuar mijëra të tjerë të zhdukur ende nën rrënoja.

Zyra e mediave e qeverisë me bazë në Gaza tha se numri i të vdekurve përfshin të paktën 6.150 fëmijë dhe mbi 4 mijë gra.

Sipas autoriteteve në Gaza, rreth 7 mijë njerëz gjithashtu janë të zhdukur nën rrënoja, përfshirë të paktën 4.700 fëmijë dhe gra.

Më tej, theksohet se në mesin e palestinezëve të vrarë janë 207 anëtarë të personelit mjekësor, 26 anëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe të mbrojtjes civile, si dhe 70 gazetarë.

Mbi 36 mijë palestinezë të tjerë gjithashtu janë plagosur, 74 për qind e të cilëve fëmijë dhe gra.

Sa i përket ndërtesave të banimit, qeveria e Gazës njoftoi se rreth 50 shtëpi banimi u shkatërruan plotësisht, si dhe rreth 240 mijë të tjera u dëmtuan rëndë.

Gjithsej 88 xhami u shkatërruan plotësisht dhe 174 të tjera u shkatërruan pjesërisht nga bombardimet izraelite në të gjithë Gazën, si dhe nga ushtria izraelite u shënjestruan edhe tre kisha.

Shtëpitë e adhurimit, si dhe rezidencat supozohet të jenë të ndaluara për sulme sipas rregullave të luftës, por Izraeli pretendoi se grupi i rezistencës Hamas i përdori këto ndërtesa si baza, edhe pse deri më tani dëshmitë izraelite për këtë i kanë lënë shumicën e vëzhguesve jo të bindur.

Izraeli nisi një fushatë masive ushtarake në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Numri zyrtar i vdekjeve izraelite është rreth 1.200.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re