Shkencëtari bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh, i cili u ezkekutua afër Teheranit në nëntor të vitit të kaluar, u vra nga një armë speciale një ton, e kontrabanduar në Iran pjesë-pjesë nga shërbimi i inteligjencës izraelite Mossad, sipas një raporti të botuar nga The Jewish Chronicle.

Duke cituar burime të inteligjencës, gazeta hebraike më qendër në Londës pretendon se prita në të cilën u vra Fakhrizadeh u krye nga një ekip prej më shumë se 20 agjentësh, përfshirë shtetas izraelitë dhe iranianë, pas tetë muaj mbikëqyrje.

Një anëtar i forcave të armatosura iraniane ishte gjithashtu i përfshirë në vrasje, tha ministri i Inteligjencës Mahmoud Alavi në një intervistë me televizionin shtetëror iranian të hënën.

Menjëherë pas vrasjes së Fakhrizadeh, Irani akuzoi Izraelin. Vetë ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif shkroi në Twitter se kishte “aludime serioze të rolit të Izraelit”.

Izraeli më pas nuk pranoi të komentonte dhe të mërkurën në mbrëmje, një zëdhënës i qeverisë izraelite, duke folur për raportin e ri të formës dhe mjetit të ekzekutimit, tha: “Ne kurrë nuk komentojmë për gjëra të tilla. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë.”

Mohsen Fakhrizadeh, 59 vjeç, i njohur si “babai i bërthamor i Iranit”, humbi jetën në një shpërthim ndërsa udhëtonte me gruan dhe 12 truprojat e tij në Absard, afër Teheranit, më 27 nëntor të vitit të kaluar.

As gruaja e tij dhe as ndonjë nga ekipi i tij i sigurisë nuk u dëmtuan në sulm, i cili u krye duke përdorur një armë të automatizuar tepër të saktë në mënyrë që të mbronte civilët nga dëmtimi.

The Jewish Chronicle  mund të konfirmojë që Mossad ishte prapa goditjes, e cila u krye duke montuar pajisjen vrasëse në një kamionçinë Nissan.

Arma e porositur, e operuar në distancë nga agjentët në tokë ndërsa vëzhgonin shënjestrën, ishte aq e rëndë sepse përfshinte një bombë që shkatërroi provat pas vrasjes.

Fakhrizadeh është konsideruar nga shërbimet e inteligjencës perëndimore dhe izraelite për vite me radhë si udhëheqësi i programit iranian të bombave bërthamore, i cili u ndalua në 2003 dhe për të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli besojnë se Irani po përpiqet ta ringjallë.

Por Irani ka mohuar prej kohësh mohimin e aksesit në armët bërthamore.

Sipas gazetës hebraike, Irani “arriti në përfundimin se do të duheshin gjashtë vjet” që “personi që do të zëvendësojë Fakhrizadeh të jetë plotësisht operacional” dhe se vdekja e tij “zgjati periudhën e nevojshme për Iranin për të bërë bombën” me tre e gjysmë muaj deri në dy vjet.

The Jewish Chronicle pretendon se sulmi u krye “nga Izraeli më vete, pa pjesëmarrjen e amerikanëve”, por që zyrtarët amerikanë ishin në një farë mënyre të informuar para operacionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re