Media izraelite njoftoi se qeveria e Tel Avivit ka filluar procedurat e regjistrimit të dokumenteve të pronësisë për tokat afër Mesxhidi Al-Aksës në Kudsin Lindor të pushtuar.

Në lajmin e gazetës “Haaretz” thuhet se që nga 23 qershori Ministria izraelite e Drejtësisë ka nisur punimet për regjistrimin e dokumenteve të tokave në lagjen e Mesxhidi Al-Aksës.

Në lajm thuhet se “autoritetet izraelite kanë filluar procesin e regjistrimit të tokës në jug të Mesxhidi Al-Aksës me qëllim të reduktimit të pabarazisë ekonomike dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së palestinezëve që jetojnë në Kuds” dhe se procesi kryhet për të regjistruar tokat në emër të hebrenjve ndërsa palestinezët hezitojnë të bashkëpunojnë për këtë çështje.

Duke theksuar se palestinezët kundërshtojnë procesin e regjistrimit nga frika se tokat e tyre do të konfiskohen më vonë, lajmi theksoi se edhe hebrenjtë do të përpiqeshin të blinin toka me këto të dhëna në të ardhmen.

Sipas ligjit izraelit “pasuritë e paluajtshme të regjistruara në emër të njerëzve që jetojnë në një vend armiqësor mund të sekuestrohen” dhe se “më shumë se 90 për qind e tokave në Kudsin Lindor ende janë të paregjistruara”.

Theksohet se fillimi i procedurave për regjistrimin e tokës nga Izraeli në Kuds mund të shkaktojë reagime nga qarqe të ndryshme, por edhe nga palestinezët dhe jordanezët.

Me njoftimin e përgjithshëm që do të bëhet si hapi i parë i procedurave të regjistrimit, do të kërkohet prova nga kushdo që pretendon pronësinë në rajon. “Ministria e Drejtësisë e Izraelit mohoi pretendimet se procedurat e regjistrimit kishin për qëllim konfiskimin e tokave dhe judaizimin”, thuhet në lajm.

Ministri i çështjeve të Kudsit i qeverisë palestineze, Adnan al-Husayni më herët tha se autoritetet izraelite po përpiqeshin të okupojnë 350 hektarë tokë që i përkasin Fondacioneve Islame në Kuds për t’i regjistruar ato në emër të varrezave hebraike.

Huseyni tha se përpjekja për të pushtuar këtë tokë kishte për qëllim rrethimin e qytetit të Kudsit dhe Mesxhid al-Aksa, si dhe për të zëvendësuar palestinezët muslimanë dhe të krishterët në qytet me më shumë hebrenjë.

Tokat pranë Mesxhid Al-Aksasë të përmendura në artikullin e gazetës janë 350 hektarë në pronësi të Fondacioneve Islamike, të vendosura midis mureve të qytetit të vjetër dhe varrezave hebraike në jug të Aksës.

Palestina kundërshton “projektin e regjistrimit” të Izraelit

Thuhet se projekti i regjistrimit të dokumentit të pronësisë i zhvilluar nga Izraeli për regjistrimin e pronave në Kuds është zbatuar para vitit 2020.

Presidenca Palestineze në një deklaratë të datës 19 shtator 2021 tha se ata refuzuan dhe nuk e njohin projektin e regjistrit të tokës që Izraeli do të zbatojë në Kuds.

Në deklaratën, e cila i bëri thirrje popullatës së Kudsit që të mos ndërmarrë veprime në kuadër të të ashtuquajturit projekti i regjistrimit të tokës të Izraelit thuhet se projekti “përfaqëson një pjesë të rrezikshme të planit të Izraelit për të aneksuar Kudsin”.

Sipas “Ligjit për pronën e personave të zhdukur” të miratuar nga Izraeli në vitin 1950, ata që u larguan ose emigruan nga kufijtë e shtetit të Izraelit deri në nëntor 1947 llogariten si “të humbur”. Të gjitha pronat, shtëpitë, llogaritë bankare të personave në fjalë, përfshirë tokat e tyre, konsiderohen si “pronë e humbur” dhe të drejtat e tyre të pronësisë i kalojnë shtetit.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re