Gazeta suedeze “Expressen” publikoi të martën pamjet e para të gazsjellësit “Rrjedha Veriore 1” nën Detin Baltik, pas shpërthimit në fund të shtatorit ku u dëmtua.

Me këtë rast gazeta njofton se mungojnë të paktën 50 metra nga tubacioni.

Në bashkëpunim me gazetën, kompania norvegjeze “Blueye Robotics” përdori një dron për të fotografuar metalin e përdredhur dhe të dëmtuar të tubacionit 80 metra nën sipërfaqen e detit.

Më 26 shtator në Detin Baltik në brigjet e Danimarkës dhe Suedisë u raportua një rrjedhje nga tubacionet e gazit “Rrjedha Veriore 1” dhe “Rrjedha Veriore 2”, të cilat janë në pronësi të Rusisë. Të dy vendet skandinave si dhe Bashkimi Evropian thanë se kishte shenja se rrjedhja ishte rezultat i sabotazhit dhe jo një aksidenti.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re