Anëtari i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali teksa ka marrë pjesë në tryezën kundër ligjit të paketës anti-shpifje të propozuar nga qeveria ka thënë se ky ligj është një e keqe shumë e madhe dhe vetëm në Kinë shkon.

Më tej Cukali ka bërë të ditur se në janar Këshilli i Medias do të vijë me një alternative të re për vetë rregullimin, duke e konsideruar këtë një përgjigje kundër qeverisë dhe paketës anti-shpifje.

“Kjo është një e keqe shume e madhe. Nuk besoj se një vend është demokratik pa lirinë e shtypit. Vetëm në Kinë shkon kjo gjë. Ky ligj është ri mëshiruar tre herë. Është ulur steka e standardit të medias.

Gazetarët nuk lejohen në konferencat e kryetarit të qeverisë të marrin me vete live-n. Ky ligj si pasojë se kryeministri ka kaluar në një perceptim se media dhe gazetaret janë të këqinj. Pavarësisht se janë krahasuar me derra dhe qen.

Brenda janarit Këshilli i Medias do të vije me një alternativë te re për vetë rregullimit. Për te thënë se nuk jemi vetëm kundër këtij ligji por kemi alternative për ta rregulluar”, u shpreh Cukali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re