Gazetarja Alida Cenaj e ftuar në emisionin “Fol Me Mua” që modelohet nga Rovena Dilo, ka folur për jetën e saj profesionale dhe ndryshimin që ka pësuar media në ditën e sotme.

Për shkak të dixhitalizimit dhe avancimit të teknologjisë, Cenaj thekson se media në Shqipëri ashtu si në të gjithë botën ka probleme serioze. Gjatë fjalës së saj Cenaj nënvizon faktin që në ditën e sotme ka gazetarë dembelë në media online ku botojnë lajme që u “servilen” dhe nuk e konfirmojnë nëse është i vërtetë ose jo.

“Fitova shkollën me konkurs, ishin mijëra konkurrentë dhe unë dola mes tyre. Raportimi dhe shkrimi i lajmit në atë kohë kishte shembullin e shkrimit amerikan, flas për vitet 95-96. Puna ime e parë ka qenë në Gazetën Shqiptare një suplement “Tendencë”. Gazetarëve sot është shumë e thjeshtë të kesh akses në gjithë botën për një sekondë. Dikur informacionin e merrnim tek ATSH, as telefon as internet, por sot gazetarët e rinj janë bërë më dembel. Ka ndryshime të mëdha ndërkohë”, tha fillimisht Cenaj.

“Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme dhe nuk po gjen kanalin e vet, zhvillimi i teknologjisë, media dixhitale e zbehu gazetarinë e printuar. Nuk ka nevojë që të presësh të nesërmen të lexosh lajmet por mund t’i lexosh që sot me një klikim larg në cdo cep të botës.

Gazetarit nuk duhet t’i mungojë interesi dhe të interesohesh, është organike. Në gazetë online e shikon një lajm e botojnë dhe nuk kontaktohet askush. Lexuesi merr atë që i ofron media. Nuk ka lexues të mirë edhe të keq varet çfarë i jep gazetari. Media ka shijen e vet, nëse i jep tallave, atë do të kërkojë. Mund të përpiqemi t’i bëjmë gjërat më mirë. Gjërat kanë shkuar keq, ka media të mëdha serioze. Ka media që hyjnë për një kohë të caktuar dhe ikin, ka media shumë të mira investigative. Më vjen keq që dëgjoj kritika të njerëzve ndaj gazetarëve. Media ka problemet e veta dhe reflekton problemet e shoqërisë.
Media sot po orienton gabim një brez të tërë, ky është një gabim fatal që nuk i falet askujt. Kjo është mënyra e shkurtër për të fituar lekë për të ftuar njerëz që kanë shumë folloë në rrjetet sociale. Kjo dëmton edhe ekranin dhe nuk e bën serioz.

Shqiptarët e duan të vërtetën? “Shqiptari po pa diskutim që e do të vërtetën. Media sociale është dicka e re që ka hyrë. Mendo publiku një masë dhe turmë që nuk e flirton informacionin, kur një media online e ngacmon me një titull provokues për më shumë klikime. Kjo që po ndodh në Shqipëri po ndodh në të gjithë botën, nuk jemi vetëm ne”, tha Cenaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re