Gazetarët janë mbledhur në protestë para Kuvendit, për lirinë e medias, në prag të Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit.

Në një prononcim për News24, gazetari Isa Myzyraj u shpreh se është e paimagjinueshme të intimidohen nga politika.

“Gazetaria në Shqipëri është e mbushur me problematika, që nisin nga redaksia deri te përballja me politikën dhe institucionet. Gazetarëve u është dërguar mesazhe personale nga persona të zgjedhur. Është e pamiagjinueshme që një i zgjedhur të shkruajë një mesazh personal dhe të intimidohemi. Dita e sotme duhet të jetë alarm”, tha Myzyraj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re