
Gazetari Andi Kapxhiu i ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” që moderohet nga Aulon Kalaja ka thënë se në disa njësi në Tiranë ka pasur pjesëmarrje të ulët të anëtarësisë ku është votuar për krerët e degëve të PD-së.
Kapxhiu thekson se në Degën 8 në Tiranë nga 1100 anëtarë kanë votuar vetëm 300 prej tyre dhe fituesi doli me vetëm 200 vota, për të pjesëmarrja e ulët tregon se grupimi i Berishës nuk ka mbështetjen masive të demokratëve.
Andi Kapxhiu: “Në degën numër 8 një anëtar i foltores ka thënë se janë 1100 anëtarë të PD-së, por në realitet kanë votuar rreth 300 prej tyre, grupimi i Berishës nuk ka as 30% mbështetje të demokratëve. Kurse fituesi i kësaj dege doli me rreth 200 vota, pjesëmarrje shumë e ulët, mund të na thoni arsyen?”
Menjëherë demokrati Lisandër Hoxha iu përgjigj duke thënë se momentalisht po bëhet regjistrimi i ri i anëtarësisë së PD-së pasi duhen rinovuar kartat sepse shumë prej tyre kanë ndërruar jetë ose janë larguar nga Shqipëria.
Lisandër Hoxha: “Ka anëtarë të PD-së që kanë ndërruar jetë, apo që janë larguar nga Shqipëria dhe sot figurojnë anëtarë të PD-së. Ne kemi aq anëtarë sa morën pjesë në referendumin e 18 dhjetorit aq janë pjesë anëtar aktivë, 44 mijë erdhën që u paraqitën në ditën në nevojë. Pjesa tjetër ka edhe anëtarë që nuk e kanë parë derën e PD-së por janë thjesht votues”.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
