Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa pamje ku shihet në mesin e një parcele të mbjellë me kanabis sativa, detajet për të cilën pritet që ti japë gjatë ditës së sotme në media.
Hoxha thotë se bima në fjalë është rezultat i një fare hibride që është prodhuar në Spanjë, dhe po kultivohet për herë të parë në Shqipëri.
Sipas gazetarit fara e kanabisit që është përdorur, quhet Gorilla, ndërsa sigurisht Hoxha nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me vendodhjen e parcelës, dhe as mbi rrugën që ka ndjekur për të shkuar drejt saj.
Në një prej fotove, ndoshta dhe me pak humor, Hoxha i merr aromë një bime të kanabisit, ndërsa në pamje të parë prodhimi duket shumë i ”mbarë”.
Postimi i Hoxhës:
Ne XHUNGEL,
Sigurisht nuk jemi ne Afrike.
As ne xhunglen e Amerikes Latine.
Por jemi ne xhunglen shqiptare, me hibridin me te ri te kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”.
Nje e fare e modifikuar ne kushte laboratorike ne Spanje dhe e kultivuar per here te pare ne Shqiperi.
(E.K/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb