Skip to content

Gazetari Artan Hoxha ‘thumbon’ Metën: Ka dy ziafete të planifikuara në fundjavë

Sot presidenti Ilir Meta është thirrur nga Komisioni i Ligjeve, por ai ka refuzuar të shkojë duke u justifikuar se e ka axhendën e ngjeshur.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka ironizuar Presidentin se në fundjavë e presin dy ziafete.

Hajde estrade, hajde. Parlamenti, pa opozitën e re të dale nga zgjedhjet e 25 prillit, thërret presidentin për ta shkarkuar.

Presidenti refuzon të shkoje në datën e parashikuar, pasi ka nja dy ziafete të planifikuara në fundjave.

Çorganizim i organizuar të gjithë bëjnë sikur bëjnë detyrën dhe secili qëndron stoik në karrigen e vet”, ka shkruar Hoxha.