Një gazetar i infiltruar ka bërë disa zbulime të tmerrshme në tregun e pjesës së errët të internetit, ku ai gjeti “blerës” që interesoheshin “pjesë skeleti apo organe njerëzore” dhe të tjerë që shisnin fetuse njerëzorë në kavanozë me lëng.Gazetari i infiltruar i rrjetit Livescience iu bashkua një grupi privat në Facebook në të cilin zbuloi një rrjet të tërë online për shitblerje të pjesëve njerëzore.Megjithse politikat e Facebook zyrtarisht ndalojnë “shitjen e blerjen e pjesëve trupore njerëzore” këto grupe kanë gjetur hapësira në sistem me anë të opsioneve private.

Në një prej postimeve, një “koleksionist” thotë se ka për shitje një kafkë njerëzore për $550.Koleksionisti amerikan thotë se ka sjellë kafkën nga Tunizia ku ka vizituar katakombet e fiseve Sousse, të cilat janë nga varrezat më të vjetra kristinane të botës.Shitësi e përshkruante kafkën e tij të veshur me një “ngjyrë të errët të lashtë” – sipas Livescience.

Livescience raportonte gjithashtu se në rrjet gjendeshin gjithashtu organe njerëzore apo pjesë fëmijësh, siç ishin fetuset apo mbetje fetusesh që shiteshin në kavanozë, një prej të cilëve me çmimin $2,350.Ekspertët thonë se megjithse ekziston një ligj kundër këtij tipi tregtie, ai nuk mund të zbatohet në çdo hapësirë.“Kjo është një hapësirë që nuk tërheq vëmendje mes autoriteteve të ligjit”, tha analisti Rick St. Hilaire, duke shtuar se është e paqartë se përse dikush kërkon të blejë mbetje njerëzore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re