Gazetari Sokol Brahaj, i ftuar në Panorama TV, ka folur për festimet e 100-vjetorit të Republikës turke dhe për qëndrimin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Brahaj u shpreh se nuk u zhvilluan festime, jo për shkak të respektit ndaj viktimave të luftës Izrael-Hamas, por për shkak se gjysma e popullsisë duan që të rikthehet osmanllia.

“Gjysma e Turqisë jeton me ëndrra se do të ringjallet sërish osmanllia dhe nuk e duan republikën”, tha ai.

Më tej ai u shpreh se qëndrimi i presidentit Rexhep Tajip Erdogan ndaj lzraelit dhe Hamasit janë vetëm për të mbajtur popullin e tij pranë vetes, duke theksuar se Tuqia nuk mund të ketë ndikim të fortë për paqen.

“Turqia është një shtet i madh dhe nuk mund ta cilësojë çlirimtarë, sepse populli izraelit ka një qeveri legjitime. Ajo është një krah dhe krimet që ka bërë Hamasi janë jo çlirimtarë, Erdogan mban të karikuar popullin dhe po bën çfarë të mundet duke marrë pranë vetës Iranin dhe Egjiptin dhe për “hir” të zotit për të ndihmuar Palestinën. Por kjo është vetëm llafologji.

Nga ana gjeopolititke, ndikimi i Turqisë për paqen, e shoh të dobët sepse edhe sikur Turqia të kishte një rol aq të fortë, këta nuk bëhen bashkë kurrë.

Nëse e shohim historinë e Turqisë, nga ana humanitare, është ndër shtetet e para që jep ndihma. E thonë raportet e OKB, NATO. Por forca për të ndaluar këtë masakër, shteti turk nuk ka force”, tha gazetari.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re