Klodian Rasha, 25 vjeç u vra në oren 1.45 të mëngjesit (8 Dhjetor) nga një polic i patrullave Shqiponja.
Policia, me dy njoftime bëri të ditur se Klodian Rasha nuk iu bind thirrjes së policisë për të ndaluar nga zona prej unazës te Zogu i Zi deri në vendin ku ai u qëllua.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari i njohur Eni Ferhati ka deklaruar se policit që ka qëlluar drejt Rashës, nuk i punonte kamera e trupit.
“Një problem tepër shqetësues që unë kam hasur ëshët që punonjësit e policisë të forcave ‘Shqiponja’ sot, dhe konkretisht, efektivi që sot është ndaluar, kamera e trupit që ai ka patur nuk i ka punuar. Nuk ëhstë se nuk i ka punuar vetëm atij. Në Policinë e Tiranës, 80% e kamerave nuk punojnë sot aktualisht për shkak se ka mbaruar kontrata me kompaninë që i ka sjellë dhe nuk është gjetur zgjidhje në këtë aspekt.
Pamjet e kamerës së trupit të oficerit do të sillnin edhe një dinamikë tjetër të ngjarjes, se a i është përmbajtur ai procedurave standarte që parashikohen në rastet kur ka dyshime për persona të armatosur.”
