Flori Slatina (Balliu). Kritik, gazetar. Lindur në Slatinë të Pogradecit, më 5 mars 1971. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega frëngjisht. Që prej vitit 1997 punon në gazetën “55”, duke përcjellë ne mënyrë të rregullt aktivitetin teatror dhe atë kinematografik ne Shqipëri e më gjerë. Ka shkruar me qindra artikuj për kulturën, artin e më gjerë në median e shkruar.

Nga viti 2006 – 2014 punoi në Arkivin e Filmit (AQSHF), me detyrë nëndrejtor. Përveç ndihmesës si kritik ne median e shkruar, F. Slatina ka botuar edhe shumë libra, një pjesë e madhe mbi artin kinematografik e teatror në vend, duke nisur nga “55×2 portrete artistesh” ( 1998), “Prirje te sotme te teatrit” (2001), “Filmi dokumentar shqiptar 1945-1952” (2001), “Pranvera e Vangjushit” (monografi mbi aktorin Vangjush Furrxhi) 2002, “60 vjet Teatri kombëtar”, (2005), “Aktoret e filmit shqiptar” (2009), “Duke biseduar me Drita Pelinkun” (2013), “Divat e Teatrit Kombëtar 1945-2015”, bashkautor me Pjerin Logorecin (2016), “Filmi televiziv 1975-2020” (ne proces), si dhe një sere albumesh për aktorë, regjisorë, operatore te filmit shqiptar, si “Dhimiter Anagnosti” (2006), “Gezim Erebara” (2008), “Vangjel Heba” (2008), “Saim Kokona” (2009), “Ilia Terpini” (2009), “Drita Pelinku” (2010), “Luftar Paja (2011), “Dhimiter Lala (2012), “Birçe Hasko” (2012), “Reshat Arbana“ (2013), “Shyqyri Sako” (2013), “Marie Logoreci” (2015), Nazmi Bunjaku” (2017), “Lutfi Hoxha” (2019), “Aishe Stari” (2020), etj.

“Në shkrimet dhe librat e tij, krahas skicimeve, portretizimeve dhe intervistave me artistë më në zë, here pas here kane gjetur hapësirë edhe shtjellimet apo analizat për dukuri, vepra e personalitete krijuese ne fushën e teatrit dhe kinematografisë, duke synuar drejt një gjuhe e stil me sintezues”, ka shkruar për Florin kritiku dhe profesor Josif Papagjoni në librin e tij enciklopedik për kinematografinë dhe teatrin.

Duke qëndruar te kontributi i Flori Slatinës për filmin përmendim se në vitin 2013 shkroi skenarin e filmit me metrazh të shkurtër “Pas diellit”, me regjisor Kled Kapexhiun, për të cilin është vlerësuar me dy çmime në Kosovë, në festivalin e filmit në Pejë e Podujevë. Ndërsa në vitin 2018-2019 realizoi skenarin e emisionit për fëmijë “Ana dhe Ariu” në Tring Tv, për dy sezone në 22 pjesë.

Përveç librave të mësipërm ka shkruar edhe disa librat
poetikë: “Dashuri trëndafilash” (1993), “Grise trishtimin” (1995), “Puthja e
pare”, antologji poetike (2000) si dhe studimet “Festivalet e këngës në RTSH
1962-2002” (2006), “Festivalet e fëmijëve 1963-2005” (2006), “Këngët e
pranverës” (2007), “Jorgjia Truja, pasioni i një artisteje” (2009), “Dervish
Bojka, arratisje drejt lirisë” (2011), “Muharrem Hudënishti, atdhetar me rrënjë
e shpirt”, me bashkautor me Haki Balliun (2016), së fundi “Shqiptarët e
Belgjikës”, studim (2020).

Gjithashtu, nga viti 1999 e deri sot, boton dhe drejton gazetën lokale, mujore  “Mokra”.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re