Gazetari Bledi Mane në një shënim në mediat sociale ka hedhur idenë se Fatos Nano, ish-kryeministri socialist, mund të rikthehet sërish në ‘shtëpinë e vjetër’.

Bledi Mane shkruan se Fatos Nano në zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2021 do jetë figura e dyzuar dhe imazhi i një mandati të tretë të së majtës, duke zbuluar se mund të jetë kryetar Kuvendi, ndërkohë që Edi Rama sërish kryeministër.

“Lajm i fundit/ STRATEGJIA E RE SOCIALISTE, FATOS NANO KRYETAR PARLAMENTI, EDI RAMA KRYEMINISTËR. Popullariteti i tij pavarësisht mungesës vizive publike ka një rritje të çuditshme.

Fatos Nano, ish kryeministri liberal socialist mot në zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2021 do jetë figura e dyzuar dhe imazhi i një mandati të tretë të së majtës.

Popullariteti i Fatos Nanos do rikthejë edhe një herë në skenën politike tre miqtë/armiqtë e vjetër:
Ilir Meta, president republike, Fatos Nano, keyetar parlamenti Edi Rama, kryeministër.”- shkruan Mane.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re