Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax Neës ku foli për situatën e kriminalitetit në vend dhe nuk e la jashtë vëmendjes cështjen e Fjolla Morinës. Hoxha thotë se nëse në vend të saj do të ishte një person i thjeshtë dhe të kapej me 2 armë që i cilëson “kobure”, do kalbej në burg.

“Fjollën e kapën me 2 kobure dhe e lëshuan. Po të kishin kapur një fshatar në Tepelena, do e kishin kalbur në burg. Kjo është drejësia. Krimi i organizuar ka marrë në kontroll 100% lojërat e fatit që nuk paguajnë as taksa, as punëtorë, as siguracione.

Sot 80 milionë euro janë në dorë të krimit të organizuar. Tre javë rresht u bë debat në Shqipëri, bëhej nami dhe thuhej po rikthehen lojërat e bixhozit. Sot policët kanë rroba me 450 mijë lekë rrogë, që mbajnë rroba që u ka dalë ngjyra që nga koha e Tahirit”, tha Hoxha.

Kujtojmë se Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e “Arrestit në Shtëpi” për këngëtaren Fjolla Morina e cila u kap në Morinë me ármë në makinë. Këngëtarja do të qëndrojë në një apartament me qera në afërsi të Komisariatit të Kukësit për të respektuar masën e sigurisë të dhënë ndaj saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re