Analisti dhe gazetari Alfred Lela ishte sot i pranishëm në protestën e dytë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrin ku ndër të tjera tha se policët i fal për dhunën e ushtruar natën e rrëzimit të Teatrit, por kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm jo. Pasi sipas Lelës, janë treguar burracakë, e nuk kërkuan falje për përplasjen që ndodhi mes uniformave blu dhe artistëve e aktivistëve. Gazetari iu drejtua ministrin jo në mbiemrin e tij Lleshi, por e fyeu duke e quajtur Leshi.

“Unë i kam falur policët sepse janë bija e bijë nënash të bërë kokë turku, por nuk janë të parët, qofshin të fundit.

Nuk e kam falur e nuk do e fal Edi Ramën dhe Sandër Leshin, jo se u dhunova atë ditë, as sepse ishim të pazotë për ta njohur e pranuar dhunën, por për të qenë burra Shqipërie e për të thënë na falni, ndodhi, nuk mundën se janë burracakë, e se janë burracakë s’kam për ti falur. Të mos keqkuptohemi se nuk do të thotë se do marr pushkën”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re