Skip to content

Gazetari i EuroNews tregon takimin me Ramën: Na priti zbathur dhe me pantallona të shkurtra në rezidencën verore

Gazetari i EuroNews, Jack Parrock ka treguar disa detaje nga momenti i takimit me kryeministrin Edi Rama.

Në rrjetin social Twitter, në një fotografi ku shfaqet përkrah kryeministrit Edi Rama ai shkruan se shefi i qeverisë e ka pritur i veshur sportiv jashtë kostumit zyrtar.

Duke njoftuar se ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin shqiptar, Parrock shkruan se kjo nuk ishte një intervistë e zakonshme politike.

“Kryeministri i Shqipërisë na priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqëndrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euronews në ditët në vijim”, njofton gazetari Jack Parrock.()