Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson Ardian Dvoranin si “kampion në luftën kundër korrupsionit” në vendin tonë.
Gazetari i familjes Berisha, Bledian Koka, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, u shpreh se ky vlerësim për Dvoranin, sipas tij është i sponsorizuar.
“Ky njeriu e ka vonuar konstituimin e Gjykatës Kushtetuese duke u futur në konflikte të panevojshme, në mos të orkestruara politikisht nga njerëzit që e promovuan në sistemin e drejtësisë.
Kush është Ardian Dvorani?
Ardian Dvorani, në 13 dhjetor të vitit 1990, 5 ditë pasi kishte nisur greva e studentëve, ka dënuar 5 qytetarë të Shkodrës për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër.
Që në këtë moment ai nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë si pasojë e ligjit të lustracionit.
Një njeri, i cili në karrierën e vet ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Socialiste dhe si pasojë e atij shërbimi shkoi dhe u propozua dhe u bë anëtar i Gjykatës së Lartë”, tha ai.
Spartak Ngjela: Në qoftë se keni prova, dërgojuani me shkrim. Nuk bëhen këto në emisione televizive
Bledian Koka: Ne po citojmë fakte të institucioneve shtetërore, në qoftë se ato nuk vlejnë pastaj…
Spartak Ngjela: Nuk të ndërpreva! Dëgjo! Në s’të pëlqen ha gjuhën me dhëmbë! Dërgojani me shkrim, por po gënjyet, mbani përgjegjësi!
Bledian Koka: Kush ia tha amerikanëve që ka patur një konflikt mes presidentit dhe Ardian Dvoranit dhe Dvorani është në anën e duhur të historisë.
Spartak Ngjela: Noc Rroku jua tha. Ore jeni në terezi
Bledian Koka: Pikërisht pra! Noc Rroku, për atë po flasim!
Spartak Ngjela: Ore CIA është prezente në Shqipëri, di edhe çfarë ha bukë ti. Mua më tregon ti, jam profesionist. CIA është në Shqipëri zotëri, prezent. Kot nuk lëvizin. Rrini, ulni kokën po të them, ul kokën rri rehat aty! Antiamerikan nuk dalin kudo…
Lidhur me përplasjet e Dvoranit me presidentin Meta, si dhe çështjet e mëdha që prodhuan debate dhe përplasjet e shumta Meta-Dvorani, Ngjela u shpreh se presidenti duhet të kishte dhënë dorëheqjen:
“Ky, në një shtet modern, me një politikan të madh që kupton nga shteti duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Pse? Se, këta e dinë dorëheqjen, sikur është fyerje.
Dorëheqja është mbrojtje. Në qoftë se dikush jep dorëheqjen për një shkelje që ka bërë, mbas dhënies së dorëheqjes, atij që po të akuzon i thua: E kam bërë pa dashje! Në qoftë se ti ngul këmbë, tregon që e ke bërë me dashjen tënde të plotë dhe kundër demokracisë…”
Ngjela u shpreh se referime të tilla nga DASH përfundojnë duke marrë postin e presidentit, duke përmendur këtu edhe Sali Berishën, të cilin sipas tij, e promovuan gjithashtu amerikanët në ’91-in:
“Cili është precendi amerikan në luftën kundër korrupsionit ose kundër dhe diktaturave? Ata mbështeten tek një njeri, të cilin e promovojnë, simulojnë dhe i japin këto merita që kanë.
Saliun e parë të ’91-it kush e promovoi? Politika amerikane, e cila u pendua, sepse ky ishte pemë pa kokrra dhe e rrëzoi.
Ky është precedenti i politikës amerikane dhe unë nuk kam se si dal nga precedent se unë nuk shtiva fall se ç’mendim kanë ata për të ardhmen e Shqipërisë… Por, si rregull, këta përfundojnë president, sepse vlerësimi ishte shumë i lartë.”
