Në protestën e thirrur më 8 janar nga ish kryeministri në selinë e PD, morën pjesë dhe persona nga Kosova, pesë nga të cilët janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Lidhur me këtë, analisti nga Kosova, Milaim Zeka, tha se kjo nuk është hera e parë që Sali Berisha, i shfrytëzon shtetasit nga Kosova, për interesa të tij sic bëri edhe në trazirat e ’97.

“Edhe politika është sekt fetar që i shërben atyre që na udhëheqin dhe na shtypin, sepse në Ballkan ende nuk kemi udhëheqës që na duan të mirën por kemi deufedal që në mënyrë bizare e udhëheqin këtë vend me një grup mizorësh.

Nuk është hera e parë që Berisha e shfrytëzon një pjesë të shqiptarëve te Kosovës për interesa të tij në Tiranë, të njëjtën gjë bëri edhe në luftën civile në ’97, edhe në Vlorë e Tiranë”, tha ai për Mcn.

Sipas Zekës, si Berisha ashtu edhe Basha, pas asaj që ndodhi, duhet të hapin rrugë për të tjerët në drejtim të PD-së.

“Sot Lulzim Basha i cili nuk ka kurrfarë morali e kodi njerëzor e politikë, që po e mban peng PD-së, për turpin më të madh nuk dha dorëheqje, do duhej të deklaronte që nuk del kundër SHBA por si mundet të dali kundër Berishës, kur ai nga a-zh, e ka formuar ai vet, por të dalësh dhe të vrasësh vet prindin e vet, kjo ka ndodh vetëm me Bashën.

Basha dhe Berisha duhet te largohet urgjentisht nga PD dhe te vij një fytyre e re qe nuk është i përfshirë në asnjë skandal te korrupsionit dhe jo vetëm në Shqipëri”, tha ai.

Zeka u shpreh poashtu se komunikimi i Edi Ramës pas protestës së 8 janarit, ishte tallje me demokratët:

“Rama është maestro e talljes me të gjithë shqiptarët, gjitha mediat dhe opozitën, me bindje e them se ai është një robot pa ndjenja, që kur flet për shumë gjëra në Shqipëri është pa ndjenja.

Komunikimi i tij gjoja me demokratët është talljë, fyerje dhe denigrim i të gjithë kundërshtarëve të tij politik që mendojnë ndryshe. Edi Rama është kthyer në një Erdogan të Shqipërisë, ai kontrollon gjithçka”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re