Kolegu i gazetares Shireen Abu Akleh përshkroi në një intervistë për Anadolu Agency (AA) momentet e fundit të jetës së koleges të tij që u vra të mërkurën teksa raportonte për bastisjen e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Abu Akleh ishte mes gazetarëve e cila kishte shkuar me nxitim në vendin e ngjarjes në qytetin verior të Jeninit në Bregun Perëndimor të okupuar. Ajo shoqërohej nga një ekip nga rrjeti me bazë në Katar, përfshirë producentin Ali Al-Samoudi, i cili mbërriti më herët.

Al-Samoudi u plagos nga forcat izraelite para se të vritej 51-vjeçarja Abu Akleh të mërkurën në mëngjes.

Ekipi i AA foli me Al-Samoudi në spital dhe ai tregoi se çfarë ndodhi para vrasjes.

Ai tha se ata dhe gazetarët e tjerë u siguruan që të qëndronin në një zonë të dukshme për forcat izraelite, në mënyrë që ushtarët të dinin vendndodhjen e tyre.

Kur arriti Abu Akleh, forcat izraelite shkrepën mbi ta plumbin e parë, i cili nuk goditi askënd, tha Al-Samoudi. Një plumb tjetër e goditi në shpatull, pas së cilës Ebu Akleh bërtiti: “Aliu u plagos”.

Plumbi i tretë ishte një plumb vdekjeprurës që goditi Abu Akleh në kokë, duke e vrarë atë, tha Al-Samoudi.

Pas vrasjes, kryeministri izraelit Naftali Bennett deklaroi se ka të ngjarë që palestinezët e armatosur në zonë ishin fajtorë për vrasjen e gazetares.

Al-Samoudi i hodhi poshtë plotësisht këto pretendime, duke thënë: “Ne ishim në një vend larg konflikteve të armatosura me palestinezët”.

“Ushtria izraelite na shënjestroi drejtpërdrejt dhe qëllimisht dhe nuk kishte sulmues të armatosur palestinezë në atë zonë”, tha Al-Samoudi.

B’Tselem, një grup izraelit për të drejtat e njeriut, hodhi poshtë pretendimet izraelite, duke thënë se ishin “të pavërteta”.

Zëdhënës i grupit, Kareem Jubran tha për AA se ai kishte ekzaminuar me kujdes një video të publikuar nga ushtria izraelite, e cila sugjeronte se gazetari i njohur ishte qëlluar nga një palestinez i armatosur.

Ai tha se hulumtimi i tyre ka zbuluar se këndi i të shtënave, i cili shihet në videon e ushtrisë izraelite, nuk korrespondon me vendin ku u vra gazetarja.

“Përshkrimi i të shtënave palestineze të shpërndarë nga ushtria izraelite nuk mund të jetë e shtëna në të cilën u vra gazetarja Shireen Abu Akleh”, shkroi B’Tselem në Twitter.

Jubran tha se B’Tselem do të kryente një tjetër hetim gjithëpërfshirës.

Abu Akleh, 51-vjeçe, ndërroi jetë pasi u qëllua ndërsa raportonte për një bastisje të forcave izraelite në qytetin e Jeninit. Gazetari tjetër, Ali al-Samoudi, u qëllua pas shpine, tha të mërkurën Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Kanali televiziv me bazë në Katar, Al Jazeera ka akuzuar forcat izraelite për vrasjen e qëllimshme të gazetares Shireen, Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Abu Akleh lindi në Kuds në vitin 1971 dhe u diplomua për gazetari në Universitetin Yarmouk në Jordani.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re