Gazetari Fahri Balliu nuk ngurroi t’i përgjigjet akuzave të ngritura nga analistit Frrok Çupi, i cili e cilësoi presidentin Meta si të “ pa kulturuar”, pas deklaratave të forta të kreu të shtetit për gjendjen ku ndodhet vendi.

Gazetari tha në “Open”, se presidenti ka qenë një nxënës ekselence dhe ka mbaruar me të gjitha rezultatet 10-ta. Ndërsa shtoi se ka marrë dhe medalje ari. Balliu nuk ngurroi të hidhte akuza në drejtim të kryeministrit Rama. Ai tha se kryeministri në tetë vite qeverisëse e ka ngritur korrupsionin në një super sistem.

“Presidenti ka qenë një ekselence me të gjitha 10-ta, ka marrë medalje ari .Të shkojmë tek ajo që në tetë vjet kemi këtë kryeministër që e ka ngritur korrupsionin në një super sistem”, u shpreh gazetari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re