Gazetari Julian Kasapi ka njoftuar ditën e sotme se familja Fidani është bashkuar, pasi Osama që kërkonte babain prej dy vitesh në Siri është rikthyer në shtëpi.

“I lumtur që familja Fidani u bashkua, Osama që kërkonte babain me shumë se 2 vite më parë është pranë familjes, shpresoj për të gjithë shqiptarët të rikthehen në atdhe!!” shkruan gazetari Julian Kasapi.

Osama Fidani është 12-vjeçari shqiptar që ndodhej në kampin famëkeq të Al Hawlit në Siri. Ai është shqiptar nga Gostivari. 8 vjet më parë u largua me të atin në Siri, por Osama nuk ishte i vetmi nga familja e tij në kamp.

Ai ndodhej me dy vëllezërit Fidan Fidani 14 vjeç, Advanin 8 vjeç dhe motrën që ka lindur në Siri, Rejani 4 vjeç .Kryefamiljari Bekim Fidani ka humbur çdo kontakt me familjen në kamp dhe të afërmit në Gostivar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re