Skip to content

Gazetari kishte shkuar për të raportuar zhdukjen e një fëmije… mrekullisht është ai që e gjen

Screenshot 7 3

 

Grand Gallery 2
 

Gif Header for Mobile

Një fëmijë i cili ende nuk i kishte mbushur dy vjeç humbi në një zonë të Toskanës në Italisë fqinje. Grupe të shumta kërkimi nisën punën për të gjetur vogëlushin, ndërsa ngjarja tërhoqi dhe vëmendjen e medias.

Gazetari Giuseppe di Tommaso (Xhuzepe di Tomazo) po shkonte afër zonës së kërkimeve, kur dëgjoi disa zhurma pranë një shpati të pyllëzuar, jo shumë larg rrugës.

Gazetari thërriti oficerët e policisë dhe me të shkuar atje, u gjet fëmija, i identifikuar si Nikola Tanturli. Për fëmijën po kërkonin rreth 1 mijë veta, por mrekullisht gazetari rezultoi të ishte në vendin e kohën e duhur dhe të dëgjonte të qarat e fëmijës.

“Ishte diçka emocionale. Ende po dridhem. Unë po qëndroja në makinë me ekipin e xhirimit. Dola për një moment dhe dëgjova një zë nga poshtë grykës. Mu duk sikur më bënë veshët, por nisa të thërras emrin e fëmijës.

Ai mu përgjigj, duke thirrur ‘mami, mami’. Në atë moment vrapova dhe arrita të ndaloj aty një makinë të policisë për t’i treguar”-shpjegoi për median italiane gazetari.

Screenshot 8 3

Nicola ishte rreth 25 metra poshtë rrugës, përgjatë rrëpirës.

“Dëgjova si të qara dhe mendova mos prej aty do dalë ndonjë kafshë. Por jo, aty ishte Nikola i mbuluar nga një tufë e madhe bari. Kur na pa thirri ‘mami’. Ishte një moment lehtësues”-tha drejtuesi i policisë lokale.

Fëmija u dërgua në spital (ditën e djeshme) dhe pas një qëndrimi prej 24 orësh, u la i lirë këtë të enjte. Nikola ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë në krahët e nënës.