Skip to content

Gazetari legjendar palestinez humb dhe të birin po gazetar

hamza dahdouh posljednja objava otac wael 7jan24

Hamza Dahdouh, djali i shefit të zyrës së Al Jazeera-s në Gaza, Wael Dahdouh, u vra në një sulm ajror izraelit në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës.

Ai u vra kur një raketë goditi drejtpërdrejt automjetin me të cilin po udhëtonte.

gaza ubijeni novinari dahdouh thuraya tw

Hamza Dahdouh, 27 vjeç, një fotoreporter dhe kolegu Mustafa Thuraya ishin në makinë në momentin që ai u vu në shënjestër. Thuraya u vra gjithashtu.

Wael Dahdouh, 52 vjeç, humbi gruan, vajzën, nipin dhe djalin 15-vjeçar në një sulm izraelit në shtëpinë e tij familjare në tetor. Tashmë humb dhe djalin tjetër, duke bërë që pothuajse t’i shuhet e gjithë familja.

Gazetari i guximshëm Motaz Azaiza dërgoi një mesazh tronditës pasi kolegët e tij u vranë në Gaza

“Më thyhet zemra nga humbja e dy kolegëve dhe miqve të mi në sulmin ajror izraelit, njëri prej tyre është djali i madh i Wael Dahdouh, Hamza, një shpirt i bukur”.

Dhjetra gazetarë janë vrarë në sulmet izraelite që nga fillimi i luftës më 7 tetor.