Gazetari Armand Maho i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja në “Fax News” ka thënë se Presidenti i ri kushdo që të zgjidhet do t’i shërbejë Ramës dhe jo popullit.

“Presidenti do të zgjidhet atë që do Rama, pra emrin që do Rama do të dalë në gojën e Enkelejd Alibeaj. Nuk e besoj se do të përdoren këto emra që kanë dalë në media. Rama është një politikan i paparashikueshëm. Pra mund të jetë edhe Ardian Dvorani për shembull, është njeriu më i sulmuar nga Ilir Meta, është kalorës i antikorrupsionit, pra mund të jetë një emër që ngjall polemikë. Mund të jetë edhe Majlinda Bregu. Në këtë mënyrë që do të zgjidhet Presidenti nuk do t’i shërbejë popullit pra do të jetë noteri i vendimeve të Ramës. Do të jetë e kundërta e Ilir Metës”, tha Maho.

Kurse për pitologun Mentor Beqa, bën thirrje opozitës që të gjejë gjuhën e përbashkët dhe propozimet e kandidatëve më pas t’ia paraqesin kryeministrit Edi Rama.

“Mazhoranca e sotme ne gjendemi në kushtet kur Mazhoranca megjithëse ka numër të madh votash ka dyshime serioze për legjitimitetin e saj për shkak të manipulimit të madh të votave dhe kemi një opozitë që është në krizë të thellë përfaqësimi. Kush e përfaqëson opozitën për të negociuar me mazhorancën për të shkuar në një emër potencialisht konsensual. Pra opozita nuk ka gjetur një zgjidhje të brendshme që të shkojë me një emër të unifikuar. Sepse Rama thotë unë negocioj me një përfaqësues legal. Nëse Alibeaj mbledh gjysmit e deputetëve ka të drejtë të bëjë propozime”, tha Beqa.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re