Skip to content

Gazetari ndërroi jetë nga COVID-i, Basha mesazh ngushëllimi: E ndau dhimbshëm nga familja dhe miqtë

fbfd3276 935f 4efc 8314 12bd992659f0 457x450 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Basha thekson se koronavirusi e ndau dhimbshëm gazetarin nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar.

Postimi i plotë:

Ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur, Artjan Tepelena!

Koronavirusi e ndau dhimbshëm nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar.

I jam pranë familjes, të afërmve dhe kolegëve gazetarë, që fatkeqësisht, për shkak të pandemisë kanë humbur miq e bashkëpunëtorë të shumtë të shtypit të shkruar dhe televizionit. U prehtë në paqe!