“Për orë të tëra, këtu ka patur një luftë të ashpër, në rrethinat e Kievit… kjo është fushë beteja për kryeqytetin e Ukrainës. Kolona ruse që ka ardhur këtu, është shkatërruar plotësisht. Kamionë e mjete të rënda, të kthyera në metal të përdredhur, teksa forcat ukrainase penetruan, duke kapur në befasi forcat ruse.”

Foto e shkeputur nga kronika e CNN

Kështu tregon gazetari i njohur i luftës Mathew Chance, i cili ndodhet në fushë- betejë duke raportuar nga Kievi, atje ku luftime të ashpra janë zhvilluar mes ukrainasve e rusëve.

Gazetari i CNN shpjegon se në këtë zonë gjithçka është shkatërruar.

Foto e shkeputur nga kronika e CNN

“Shikoni këtë, çfarë municionesh mund të duhen e përdoren, që t’i bëjnë këtë një kamioni. Komandantët lokalë këtu më treguan se kanë përdorur mjete anti-tankë të dhëna nga perëndimi.”-tregon gazetari i CNN.

Kur Mathew Chance ka mbërritur në këtë zonë, beteja duket se ka pak kohë që ka përfunduar. Del ende tym e nxehtësi prej mjeteve

Foto e shkeputur nga kronika e CNN

“Një ushtarak i Ukrainës është këtu. Nuk më tregoi gradën apo emrin e tij të plotë.”-shpjegon gazetari, ndërsa ushtaraku i quajtur Aleksandër i tregon:

“Ata (rusët) kujtonin se thjesht mund të vinin në Ukrainë me paradë triumfante. U gabuan. Kurrë nuk do të ndodhë kjo”

Më tutje gazetari i CNN gjen një lodër pellushi në tokë.

Foto e shkeputur nga kronika e CNN

 “Shikoni këtu… dikush mesa duket ka sjellë një kujtim nga shtëpia. Tani është djegur, qëndron mes rrënojave”-thotë Chance.

“Ukraina do ta fitojë këtë luftë. Rusët do të kalben këtu”-i thotë ushtaraku gazetarit.

Në vendin e ngjarjes gjenden edhe simbolet e famshme nëpër automjetet ruse. Në një kamion shkruhet V, ndërsa korrespondenti i CNN shpjegon se shkronja “V” qëndron për Vostok, që me fjalë të tjera do të thotë se këto mjete kanë ardhur ushtritë lindore të Rusisë.

“Nuk dua t’ju tregoj shumë nga këto pamje, por ka një trup aty. Është një ushtar rus. E dallon që është rus pasi e kupton nga helmetat e tyre.”-shpjegon gazetari, ndërsa teksa ecën, ka sërish trupa të pajetë.

“O Zot i madh, sërish një trup i pajetë. Është e tmerrshme të shohësh realitetin çnjerëzor të luftës, për ukrainasit e për rusët po ashtu. Sakrifica që po paguhet nga të gjitha palët, në këtë humbje të kotë të jetëve, është këtu përballë nesh për t’u parë”-përfundon gazetari.

E teksa korrespondenti i CNN po mbyllte raportimin e tij, për pak sa nuk ecën mbi një granatë, e cila gjendej në tokë.

Foto e shkeputur nga kronika e CNN

“Po shkelnim pranë një granate, ja tek është. Nuk e pashë, le të lëvizim larg asaj”-thotë Chance.

Për të parë videon e CNN, klikoni KËTU

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re