Motaz Azaiza, një gazetar dhe fotograf palestinez i njohur për mbulimin e tij të Gazës së shkatërruar nga lufta, duhej të largohej prej aty.

Gazetari ka mbërritur në Doha, ku tashmë do të jetë vendbanimi i tij.

“U largova nga Gaza me zemër të thyer dhe me lot në sy. Nuk kishte zgjidhje tjetër pas 108 ditësh masakra të vazhdueshme mbi ne. Është koha që unë të shkoj diku tjetër që të mund të punoj më shumë dhe lutem që të jem arsyeja për të ndaluar kjo luftë dhe për të rindërtuar Gazën përsëri. Unë kam mbërritur në Katar. Faleminderit”, shkroi Azaiza në Rrjetin X (ish-Twitter).

Ai ka njoftuar disa herë më herët se ishte objektiv i ushtrisë izraelite dhe se sulmet po kryheshin pranë shtëpisë së tij. Ai ka marrë kërcënime dhe telefonata anonime dhe gati e priste vdekjen prej ushtrisë sioniste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re