Gazetari Basir Çollaku shkruan se veç Vangjush Dakos, në listën e
DASH-it, janë edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë, përfshirë ministra
aktual të kabinetit Rama. Sipas tij, orët e lirisë për Dakon janë të
numëruara, pasi e pret burgu, duke shtuar se “akullorja nis te shkrije”.

“Nisi me Dakon, akullorja po shkrihet, po kush e ka rradhen. Dako,
‘arresti’ amerikan mberrin ne Durres. Por aferat i ka bere me shef Edin
ne Tirane. Kete lajmerimin e DASH per Dakon “non grata” si i perfshire
ne pune te medha korrupsioni, ia kishte thene Macroni ne ate telefonaten
e gjate. Por Zeri i Amerikes e ben transparencen troç. Rradha me sa
duket do te hyje ne qeveri te ministrat dhe ne kryeqeveri. Me kete rast
Prokuroria do ta falenderoje Dakon dhe do e siguroje per paprekshmerine.
Akullorja nis te shkrije”, shkruan Çollaku.

Dako akuzohet nga DASH për korrupsion në niveletë të larta
shtetërore, ndërkohë që di vite më para i është refuzuar edhe viza
amerikane. Ish-kryebashkiaku i Durrësit me katër mandate, aktualisht
është drejtues politik i Qarkut të Durrësit i PS.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re