Gazetari Spartak Koka ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme teksa u shpreh se në të njëjtin hotel ku humbën jetën 4 turistët rusë ka vdekur 2-3 muaj më parë një turstik polak.

Spartak Koka zbuloi më tej se turisti polak, rreth 55 vjeç, humbi jetën në SPA-në e të njëjtit hotelku vdiqën 4 turistëtrusë.

“Në të njëjtin hotel para 2-3 muajsh ka gjetur vdekjen një shtetas polak 55 vjeç. Në të njëjtin hotel, në të njëjtin SPA. Dhe po ju jap informacion. Shkaku i vdekjes i shtetasit polak është vendosur arrest kardiak. Dyshohet se është përdorur lëndë narkotike. Është dy tre muaj më parë. E kam të konfirmuar nga policia dhe prokuroria e Kavajës. Është vendosur mosfillim i çështjes. A është aksidentale ? Emrin nuk arrita dot ta marr sot”, tha Spartak Koka.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re