I ftuar në ABC News, gazetari Artan Hoxha ka bërë një koment për sjelljën e policisë.
Ai risolli në kujtesë edhe ngjarjen e pak kohëve më parë, kur një efektiv policie u filmua duke kryer veprime të turpshme me një vajzë në orët e vona të natës ndërsa ishte duke patrulluar.
Pas ngjarjes ai u pushua nga puna duke i dhënë fund karrierës së gjatë në polici.
Hoxha thotë se ky rast është i rëndë, por është individual. Gazetari dha detaje se polici, ka bërë arrestime të bujshme, madje është i madh në moshë.
“Në çdo veprim policor ku filmohet, po të shikosh ka elementë të shkeljes së detyrës. Në rastin konkret, sigurisht polici duhet të jetë i kujdesshëm. Kombinimet e patrullave janë policë të rinj, që e kanë mirësjelljen në komunikim, por edhe të vjetër. Por problemi tjetër është çfarë frymë përcillet te policia.
Ka policë edhe të vjetër, edhe të rinj. Ai i para disa javëve ishte i vjetër dhe ka bërë arrestime të bujshme. Ishte një polic që ishte gjysh. Kishte kaluar një karrierë të gjatë në polici. Sjellja individuale është ajo që ka ndodhur me vajzën. E ka bërë një polic me eksperiencë, i cili flaku karrierën e vet. Policia e Shtetit është një organizatë. Polici duhet të jetë fytyra“, tha Hoxha.