Ka sjellë reagime të shumta deklarata e ambasadores Yuri Kim, e cila kërkoi distancimin e Partisë Demokratike nga Sali Berisha.

Një prej këtyre reagimeve ka ardhur edhe nga Agim Xhafka, një gazetar i njohur për pozicionimin pranë PD.

Ai shkruan sot se, ‘Sali Berisha sot shqiptarët është si ‘Zëri i Amerikës’ në vitet e diktaturës’.

“Zonja ambasadore, Sali Berisha sot për ne shqiptarët është si ‘Zëri i Amerikës’ në vitet e diktaturës. Atje dëgjonim të vërtetën dhe ëndërronim lirinë. U përpoqën komunistët ta fiknin, por nuk ia dolën dot. Nga që ne më shumë qëndruam pranë atij zëri. Ngjeshëm veshin atje dhe në tru na hyri flladi i lirisë”, thotë Xhafka. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re