Skip to content

Gazetari: Prokurori që la në burg mjekun Prifti, liroi të dyshuarit për zhdukjen e Jan Prengës!

Gazetari i kronikës, Elton Qyno, ka folur lidhur me rastin e arrestimit të mjekut Edvin Prifti.

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela, Qyno u shpreh se rasti i Prifit është edhe një luftë bërrylash në shërbimin kardiologjik. Sipas tij, i njëjti prokuror që futi në burg Priftin, ka liruar 6-7 persona për zhdukjen e Jan Prengës.

“Rasti i Priftit është edhe një luftë bërrylash në shërbimin kardiologjik. Unë kam informacione të sakta. I njëjti prokuror që futi në burg Priftin, ka liruar 6-7 persona për zhdukjen e Jan Prengës. Ai që akuzohet për rrëmbim personi, është në detyrim paraqitje, ndërsa doktori për korrupsion në burg”, u shpreh Qyno./CNA.al