Gazetari Sajmir Kodra është shprehur se e ka kaluar koronavirusin që në muajin janar. Në një deklaratë që bëri në hyrje të emisionit “Stop”, Kodra tha se këtë ja ka zbuluar analiza e anti-koperve që ka bërë.

Gazetari u shpreh se analizat i kanë nxjerrë që është një person që e ka kaluar Covid-19, dhe që në muajin janar, për më tepër.

“Për t’ju zbuluar një sekret, në analizat që bëra të anti-korpeve, jam një person që e kam kaluar Covid-in. Pra e gjithë kjo situatë karantine që rrijmë mbyllur është për të transmetuar të gjithën. Që në janar e kam kaluar,”- u shpreh Kodra.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re