Gazetari Erjon Skëndaj thotë se në të dy spitalet Covid janë mbi 200 pacientë të shtruar.

Por një fenomen që vihet re, siç sqaron edhe Skëndaj është kurimi i pacientëve në shtëpitë e tyre me një kurë të përcaktuar nga mjekët e familjes.

Sipas tij, përveçse kura për ta shkon deri në një milionë lekë të vjetra, ka rrezik që gjendja e tyre të përkeqësohet nga momenti në moment dhe të shtrohen më pas në gjendje të rënduar në spital.

“Një pjesë e mirë e pacientëve po trajtohen nëpër shtëpitë e tyre, prej një muaji mjekët e familjes iu përshkruajnë pacientëve të prekur me covid një listë medikamentesh që janë për trajtim dhe jo për shërimin e sëmundjes, një medikament është për hollimin e gjakut, apo për rritjen e imunitetit.

Ka filluar të këshillohet edhe një dozë bazë me oksigjenoterapi që e paguajnë nga xhepi.

Sipas tyre kjo kurë në harkun e 20 apo 30 ditëve e kalon çmimin e një milionë lekëve.

Ata detyrohet të paguajnë nga xhepi dhe aparatin oksimetër që mat oksigjenin në gjak.

Ata mund të rëndohen pa e kuptuar, ka ndodhur që rastet vijnë në forma të rënduara dhe përfundojnë në terapi intensive”,– tha Skëndaj. /Balkan Web

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re