Skip to content

Gazetari shpjegon në “Alo Policia”: Si hyn kokaina nga Amerika Latine në Europë dhe çmimet në çdo hallkë

Gazetari i njohur i kronikës Jul Kasapi, i ftuar në emisionin “Alo Policia” në Fax News, ka sqaruar mekanizmin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, duke nënvizuar se ky zinxhir funksionon prej vitesh në mënyrë të strukturuar.

Sipas tij, vendet e Amerikës Latine janë qendra kryesore e prodhimit dhe nisjes së ngarkesave.

Prodhimi nis në Kolumbi, Brazil, Ekuador e Peru. Janë pikat ku përpunohet lënda dhe ku kartelët kanë kontrollin e plotë,” u shpreh ai.

Ai shpjegoi se pas përpunimit, ngarkesat futen në konteinerë në portet e mëdha të rajonit, përmes lidhjeve të brendshme që grupet kriminale kanë krijuar ndër vite.

Nga Amerika Latine ngarkesat lëvizin drejt porteve kryesore të Europës. Antwerpi dhe Rotterdami janë portat hyrëse të kontinentit,” tha Kasapi.

Gazetari theksoi se Shqipëria nuk është vend prodhues, por përfshihet si pjesë e korridoreve të trafikut.

“Shqipëria nuk prodhon. Grupet shqiptare ndërhyn në fazën e lidhjes me rrjetet e Amerikës Latine dhe pastaj në shpërndarjen në Europë”.

Sa i takon çmimeve, Kasapi shpjegoi se vlera e lëndës ndryshon në çdo hallkë të itinerarit.

Në vendin e origjinës çmimi është minimal. Sa më shumë afrohet drejt tregut final, aq më shumë rritet vlera. Është një zinxhir ekonomik që i shton fitimet në çdo kilometër,” u shpreh gazetari.

Ai nënvizoi se kjo është arsyeja pse grupet kërkojnë të krijojnë lidhje direkte me organizatat e Amerikës Latine:

Qëllimi i tyre është të heqin ndërmjetësit. Sa më pak duar të kalojë ngarkesa, aq më i madh është fitimi,” tha më tej gazetari Jul Kasapi.