Emisioni i Alban Dudushit ka startuar këtë sezon me një surprizë për gazetarin Artan Hoxha, i cili ishte pjesë e panelit.

Ai festonte dje ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij kishte zgjedhur që ta surprizonte në mes të studios së emisionit.

Në një moment Albani ka ndryshuar temë dhe ka thënë se Artan Hoxha ndonëse feston 45 vjetorin e lindjes, dje kishte vendosur të shkonte në emision.

Në këtë mënyrë gruaja e tij kishte vendosur që t’i dërgonte atij një buqetë me lule në emision dhe një urim publik.

Nuk është e zakonshme që gazetari të bëjë publike jetën e tij familjare, po mesa duket në raste përvjetoresh, rregullat janë bërë për t’u thyer.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re